Pas shkarkimit të Fatos Lulos, reagon ministrja e Drejtësisë: Askush nuk i shpëton vetting-ut

Pas shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, i cili nuk justifikonte pasurinë që zotëronte, ka reaguar ministrja e drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Ministrja e Drejtësisë përmes një postimi në “Facebook” shprehe se reforma në drejtësi po je prezultatet e para pozitive. Sipas saj KPK do të rikthejë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë, nga ku të gjithë do të përballen Vetting-un.

Gjonaj thekson se këto rezultate janë dhe një tregues i qartë për rrugëtimin drejtë BE.

Postimi i plotë

Sot, zbatimi i Reformës në Drejtësi shënoi një hap tjetër të rëndësishëm, të shumëpritur!
Vendimi i parë i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit garanton ecurinë përpara të procesit të Vettingut si dhe rikthen besimin tek qytetarët për pastrimin e sistemit të drejtësisë.

Qytetarët shqiptarë meritojnë një sistem drejtësie me gjyqtarë dhe prokurorë që besojnë në detyrën e rëndësishme që kanë marrë përsipër dhe mbrojnë vetëm interesin më të lartë të qytetarëve dhe shoqërisë dhe jo interesat e tyre personale financiare ose politike.
Reforma në Drejtësi përkundër të gjitha përpjekjeve për ta dëmtuar apo penguar, po jep rezultatet e saj të njëpasnjëshme, duke garantuar jo vetëm suksesin e kësaj reforme, por edhe një tregues pozitiv për çeljen e negociatave me BE-në.

Përgëzimet për fillimin e procesit vendimmarrës të Vettingut i shkojnë jo vetëm Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, por edhe kolegëve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Falënderojmë partnerët tanë ndërkombëtarë për kontributin e tyre të pakursyer për dizenjimin dhe vënien në jetë të Reformës në Drejtësi.

Rezultatet e ditë pas dite na vërtetojnë suksesin e padiskutueshëm të Reformës në Drejtësi!
Qeveria shqiptare do të vijojë të mbështesë me infrastrukturë dhe buxhetin e nevojshëm për funksionimin optimal të organeve të Vettingut si dhe organeve të reja të sistemit të drejtësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here