Patozi: Opozita e Bashës nuk ngjallë shpresë

Ish-deputeti Astrit Patozi, emrin e së cilit kryedemokrati Basha e përmendi si një nga personat që ka dhënë kontribut për gazetën RD në 27-vjetorin e themelimit, nuk i ndali kritikat as sot.

Sipas Patozit fakti që partia zgjedh të ftojë njerëzit në festën kur dikur ftoheshin gazetarët, nuk është gjë e mirë.

“Sot është ditë e gëzueshme, evitohen fjalët e hidhura, jam këtu për të nderuar RD, jo si gazetar por si njeri në Shqipëri që di çfarë është liria e medias. Dikur në përvjetorët e gazetës ftoheshin gazetarët, tani i fton partia, nuk është shenjë e mirë për PD e udhëhequr nga Basha, as për gazetën.

Duke kujtuar ditën e parë të RD mendoj se nuk është e vështirë magjia që bëri. Shqiptarët e prisnin si thesar, nuk ka magji, ka qenë etja për shpresë. Atëherë shqiptarët e kuptuan shpresën tek opozita. Sot opozita e Bashës nuk është në këtë lartësi për të ngjallur shpresë”,- u shpreh Patozi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here