Pavarësia, Shqipëria dhe Kosova bashkohen në Vlorë

Festa e 105-vjetorit të Pavarësisë ka bashkuar në Vlorë simbolikisht Shqipërinë dhe Kosovën. Mijëra qytetarë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora kanë marrë pjesë në aktivitetet festive në qytetin e flamurit.Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, kryeministri Edi Rama si dhe mjaft ministra të kabinetit të qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës ishin të pranishëmnë festën e Vlorës. Në fjalën e mbajtur para të pranishmëve, Presidenti Ilir Meta, Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Edi Rama theksuan se këto takime nuk vijnë nga tundimet për të kthyer të shkuarën, por për të parë drejt së ardhmes dhe integrimit të dy shteteve shqiptare në Bashkimin Europian dhe në harmoni me vendet e rajonit.

Në këtë linjë ishte dhe ceremonia e hapjes së Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit. Përgjatë 300 ditëve të vitit të ardhshëm janë parashikuar aktivitete të ndryshme që do të përfshijnë dy vendet; Shqipëri, Kosovë, por edhe trevat ku jetojnë shqiptarët.  P

 

Në ceremonitë e zhvilluara në Vlorë ra në sy mungesa e përfaqësuesve të lartë të Partisë Demokratike, të cilët ashtu si dhe në vitet e tjera kanë preferuar që në një datë të festojnë Pavarësinë, por edhe Ditën e Çlirimit të vendit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here