PD: Agim Kajmaku nuk jep shenjat e gishtave, prokuroria fshihet pas postierit të Vorës

Prokuroria e Pergjithshme thote se shkak i mosmarrjes së shenjave të gishtave për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, ka qenë një ngatërresë adrese e postierit. PD e cileson kete si nje fshehje te prokurorise per te mbrojtur Kajmakun.  nuk e ka buindur Partinë Demokratike.

Ish-deputeti Luçiano Boçi në dalje për mediat nga selia blu tha se Prokuroria po fshihet pas postierit të Vorës.

Jorgo Toto, Agim Kajmaku, të cilin Edi Rama ua dërgoi qytetarëve të Vorës si peshqesh të qeverisë së tij të krimit, ka refuzuar të depozitojë shenjat e gishtave, duke konfirmuar kështu se është ai personi i arrestuar në Greqi nën akuzën e trafikimit të parave të falsifikuara. Prokuroria, duke u fshehur pas procedurave, po ndërton një mburojë mbrojtjeje për të inkriminuarin e radhës.

Në njoftimin zyrtar, organi i akuzës pranoi publikisht se ka dështuar të marrë shenjat e gishtave të personit të akuzuar Agim Kajmaku dhe për këtë dështim paraqet si shkak ngatërresën e adresës nga Zyra e Postës (!!).

Një justifikim banal dhe padyshim i turpshëm, pasi askush nuk e beson se Posta nuk e ka gjetur dot zyrën e kryetarit të bashkisë në Vorë. Prandaj, e gjitha kjo është thjesht një përpjekje e dëshpëruar për të mbrojtur të inkriminuarin e radhës së Edi Ramës.  Edi Rama duke u fshehur pas postierit të Vorës po bën gjithçka për të shpëtuar Jorgo Kajmakun”, tha Boci. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here