PD e akuzon se është dënuar në 2 shtete, Babani: Nuk kam marrë as gjobë makine

Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë verifikimin e Mark Babanit të Bashkisë së Vaut të Dejës, pasi dyshohet se ai ka fshehur ndalime, denime dhe dëbime nga Italia dhe Maqedonia e Veriut.

Partia Demokratike vë në dijeni Prokurorinë edhe për të paktën 3 identitete të tjera që, sipas saj, Mark Babani nuk i ka deklaruar në formular.

“Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Mark Babani ka deklaruar se ka mbajur identitetin e ndryshuar Mark Ndoc Babaj, i datëlindjes 24.12.1966. Ekzistojnë dyshime të arsyeshme sipas indicieve të bëra publike më parë, se ky shtetas, gjithashtu në mënyrë ilegale ka mbajtur edhe disa identitete të tjera, të padeklaruara në Formularin e Dekriminalizimit, si më poshtë:

Mark Ndoc Babani, i datëlindjes 24.12.1965

Marq Saimir Babaj, i datëlindjes 11.06.1967

Ylli Saimir Babaj, i datëlindjes 02.11.1968”, thuhet ne letrën që Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i ka dërguar Prokurorisë.

Vetë Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani, ka hedhur poshtë akuzat.

“ E them me përgjegjësi të plotë, që nuk jam dënuar, ndaj meje nuk ka pasur asnjë proces gjyqësor, madje nuk kam marrë asnjë gjobë makine”, u shpreh Babani.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here