PD: Prokuroria gënjeu për Kajmakun, t’i ndërpritet mandati

Demokratët i kanë kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme dokumentacionin e plotë të veprimeve për hetimin e Agim Kajmakut, kryebashkiakun e Vorës që opozita e akuzon se është dënuar në Greqi .

Partia Demokratike thotë se organi i akuzës ka shkelur të gjitha procedurat sa i përket çështjes së Agim Kajmakut, madje edhe ka gënjyer. Në reagimin e disa ditëve më parë, Prokuroria njoftoi se Kajmakut nuk i ishin marrë shenjat e gishtave, për të provuar ose jo dosjen penale të hapur në Greqi, për shkak se ishte ngatërruar adresa e shtëpisë së tij.

Sekretari i Pergjithshëm i PD, Gazment Bardhi thote se Prokuroria po mbron Kajmakun, i cili nuk ka pranuar të japë shenjat e gishtave, brenda datës 3 shtator, sikurse parashikon ligji.

Sipas Bardhit, posta rrëzoi pretendimet e prokurorise se shkak ishte mosdorëzimi nga ana e postes së shkresës ku Kajmakut i kërkohej dhënia e shenjave të gishtave.

PD i kërkon Prokurorisë përgjigje zyrtare, mbëshetur në prova, mbi justifikimin e paligjshem që i bëhet aktit të refuzimt.

Në zbatim të ligjit 8 të ligjit të dekriminalizimin, demokratët kërkojnë ndërprerjen  e menjëhershme të mandatit të Agim Kajmakut.

Neni 8 thotë se “Në çdo rast verifikimi është e detyrueshme të përdoren gjurmët daktiloskopike dhe çdo e dhënë tjetër biometrike që ruhet në bazat e të dhënave të identifikimit të shtetasve shqiptarë. Kur nuk disponohen gjurmët daktiloskopike dhe/ose të dhënat e tjera biometrike të shtetasit, për të cilin kryhen verifikimet, organi verifikues i kërkon shtetasit që brenda 5 ditëve të depozitojë këto të dhëna, sipas procedurave të legjislacionit mbi identifikimin dhe pajisjen me dokumente identifikimi të shtetasve. Në rast refuzimi për të depozituar gjurmët daktiloskopike, personi trajtohet sikur të ketë rezultuar në një nga rrethanat që përbën kusht për ndalim”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here