PD: Rama po i ofron Kajmakut mbrojtje si organizatat mafioze

Nga selia e Partisë Demokratike, ish-deputeti Klevis Balliu përsëriti akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku.

Sipas demokratëve, Rama me heshtjen e tij po tregon kodin mafioz nëpërmjet të cilit mbron kryebashkiakun në Vorë, të cilin PD-ja e akuzon si subjekt të dekriminalizimit.

“Kryeministri nuk guxon të thotë asnjë fjalë. Provat e publikuara nga PD-ja nuk mundet t’i kundërshtojë. Rama flet për gjithçka, por për Jorgo Kajmakun kyç gojën”, deklaroi Balliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here