Pensionet e shqiptarëve në Kanada, gati marrëveshja për bashkimin e sigurimeve

Rreth 70 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Kanada, do të mund të përfitojnë nga marrëveshja “Për mbrojtjen shoqërore”, e cila garanton bashkimin e periudhave të kontribuimit në skemën e sigurimeve shoqërore. Komisioni parlamentar i Shëndetësisë ka miratuar marrëveshjen, e cila ka nisur të negociohet mes 2 vendeve në vitin 2015.

Ndërkaq, më të vështira për t’u nënshkruar duken marrëveshjet e ngjashme me Italinë dhe Greqinë, ku numri i shqiptarëve që punojnë dhe jetojnë është më i lartë. Hyrja në fuqi e marrëveshjes së nënshkruar me Kanadanë do të bëhet pas ratifikimit të saj nga parlamentet e 2 vendeve. Aktualisht, vendi ynë ka marrëveshje të ngjashme me 12 vende.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here