Përfshihet nga flakët makina në Berat

Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “30 Vjetori”, pas stadiumit “Tomorri” në Berat ku automjeti tip Benz me targa AA472AE, është përfshirë nga flakët.

Sipas policisë, pronari i automjetit, 57 vjeçari me iniciale H.V, ka qenë në një servis automjetesh pasi ka pasur probleme teknike. Gjatë kontrollit, mjeti ka marrë flakë dhe është spostuar nga drejtuesi e mekanikët në një vend më të sigurt, për të mos shkaktuar probleme për komunitetin.

Por, pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikëses, makina nuk ka arritur të shpëtohet. Në të njëjtën kohë nuk raportohet për të lënduar por vetëm dëme materiale.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here