Përfundon makthi në Tajlandë, nxirren 12 fëmijët dhe trajneri nga shpella

Pas 17 ditësh në shpellë, të 12 futbollistët e vegjël ne Tajlandë janë nxjerrë shëndoshë e mirë. Që prej orëve të para të mëngjesit rinisën operacionet e shpëtimit për 4 djemtë e mbetur ende në shpellë me trajnerin e tyre. Për disa orë, duke punuar pa pushim zhytësit kanë nxjerrë të gjithë fëmijët.
Sipas mjekëve, ata janë në gjendje të mirë mendore dhe fizike dhe i janë nënshtruar grafive me rreze x dhe testeve të gjakut. Zyrtarët, deklaruan se disa prej djemve i kanë parë prindërit por e kanë bërë këtë të ndarë nga një xham.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here