Përgatituni për një “Eklips të Hënës së Ujkut”

Disa javë me parë ndodhi një eklips diellor në Lindjen e Mesme dhe Azi, kështu që ende sot, Hëna dhe Dielli janë akoma të sinkronizuara, gjë që do të shkaktojë një eklips të vogël hënor më 10 janar.

Një eklips penumbral hënor, nuk është diçka shumë emocionuese veçanërisht pasi ajo që ndodh është vetëm sateliti ynë që hyn në hijen e jashtme të Tokës. Sidoqoftë, nëse jeni ndjekës dhe dashamirës i lëvizjeve hënore të përmuajshme, një eklips penumbral hënor, gjatë të cilit hëna e plotë e humb shkëlqimin e saj duke u kthyer në diçka vërtet të çuditshme për disa orë, padyshim që ia vlen të shihet apo fotografohet.

Më 10 janar të vitit 2020 vetëm ata që gjenden në anën e Tokës ku është natë në orën 17:07 (koha Universale në Europë, Afrikë, Azi dhe Australi), do të mund ta shohin këtë shfaqje. Amerika Veriore duhet të presë deri në “Eklipsin e Hënës shkreptimë” më 5 korrik 2020 për të parë diçka të ngjashme, megjithëse edhe dalja normale e hënës së plotë në qiell mbetet diçka e veçantë dhe mbresëlënëse edhe në një natë normale me qiell të kthjellët. (Forbes)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here