Përgjigja e Metës për BE e Ramën: Presidenti nuk ndalon askënd të këndojë “na fitorja në fitorje”

Vijojnë replikat presidencë-BE-qeveri lidhur me reformën në drejtësi.

Zëdhënësi i shtypit i Presidencës, Tedi Blushi, i pyetur nga mediat sot për një reagim lidhur me qëndrimet e shprehur dje nga ambasadori i BE dhe kryeministri Rama për reformën në drejtësi deklaroi se presidenti ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për të evituar kolapsin dhe kapjen e sistemit. Ndërkohë, reagimi mbyllet duke kujtuar vargjet e diktatorit Enver Hoxha.

Presidenti nuk ndalon askënd, të këndojë “na fitorja në fitorje”, si në variantin solo, ashtu edhe në kor.”

Deklarata e plote:

“Kam vetëm një qëndrim për të dy. Presidenti i Republikës, jo vetëm i ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme deri tani, në mënyrë transparente e sistematike, të dokumentuar dhe informale, konstruktive e gjithëpërfshirëse, por edhe do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për zbatimin kushtetues të reformës në drejtësi, për të evituar vonesat, kolapsin, zbatimin e njëanshëm e përçarës dhe kapjen e sistemit.

Presidenti nuk do të lodhet edhe në të ardhmen, si detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë, të punojë në këtë frymë. Ndërkohë Presidenti nuk ndalon askënd, të këndojë “na fitorja në fitorje”, si në variantin solo, ashtu edhe në kor.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here