Përmbytjet/ Fieri në “sundimin” e ujit, si shpëtuan 3 persona nga vdekja? Ja zonat problematike

Situata e përmbytjeve ende vazhdon të jetë dramatike në vend edhe pse reshjet u ndërpren për disa orë.

Më e rënduar situat paraqitet në qarkun e Fierit, 4 fshatrat e ish-komunës Levan janë të bllokuar, ndërsa banorët nuk janë evakuar të gjithë.

Situata paraqitet alarmante në fshatin Ferras, ku shumë banorë kanë rrezikuar jetët e tyre, pasi vërshimi i ujit nuk i’u dha mundësi që të braktisnin banesat në kohë.

Dalja e lumit Vjosa nga shtrati e pëkeqësoi edhe më tej situatën, ku mbajti të bllokuar për orë të tëra një familje me tre persona.

Tragjedia u shmang nga forcat e Policisë së DVP Fier në bashkëpunim me repartin special “Delta”, të cilët mundën t’a evakuonin në kohë familjen. Gjithashtu, mësohet se lumi Vjosa ka përmbytur edhe aksin Levan-Tepelenë.

Deri më tani mësohet se, zonat më problematike janë Krujë, Frakull dhe Levan, ku dhe ndihma për banorët ka qenë e vështirë. Drejtori i Emergjencave Civile Shemsi Prençi, shprehet se në gjithë Shqipërinë janë dëmtuar 13 ura të cilat bëjnë lidhjen mes fshatrave dhe qyteteve, ndërkohë përmbytja në zonën e Zemalakut sipast tij, ka shkaktuar dhe nërprerjen e energjisë elektrike.

Nga përmbytjet probleme ka pasur dhe në ujësjellësin Bovilla, ndërsa në 49 shkolla në gjithë vendin janë të dëmtuara dhe nuk do të zhvillojnë normalisht mësim deri në restaurimin e tyre.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here