Peru, gjendet murali 3800-vjeçar

Një murale e lashtë rreth 3.800-vjeçare e një qytetërimi të humbur, është zbuluar nga arkeologët në Peru.

 

Vepra është zbuluar brenda një ndërtese ceremoniale publike në Vichama, në veri të Limas, ku arkeologët janë ndeshur me një mural që përshkruan një bretkosë me një figurë njerëzore, këmbët e përparme të së cilës janë rreth kokës së një njeriu.

 

Sipas arkeologes Tatjana Abad skena ishte një njoftim për ardhjen e shiut dhe se flet për rëndësinë e ujit në kohë krize.

 

Arkeologët thonë se në qytetërimet Ande, bretkosa përfaqësonte ujin, dhe fytyra poshtë saj përfaqësonte një njeri që priste shi për të vazhduar jetën.

 

Gërmimet në Ëicham filluan në vitin 2007, dhe atje zbulohen vazhdimisht informacione të reja rreth civilizimit antik, siç është plani dhe arkitektura e përparuar e qytetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here