Plagoset 40 vjeçari në Kamëz, policia identifikon autorin

Një 40 vjeçar është plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri në zonën e Urës së Institutit në Kamëz.

Mësohet se i plagosuri është një person rreth 40 vjeç.

“Në rrugën e “Shkodrës”, pranë “Nish Tulla nr.3″ dhe urës së Institutit, dyshohet se është plagosur më armë zjarri shtetasi K.P., rreth 40 vjeç. Shtetasi i plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”,sqaron policia.

Policia ka identifikuar autorin, Fredi Rrushi dhe po punohet për kapjen e tij .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here