Plani i rindërtimit, Rama: Do ndërtojmë lagje të reja në Tiranë, Durrës e Kurbin

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur në mbledhjen e jashtëzakonshme të radhës planin e qeverisë për të rindërtim për t’iu ardhur në ndihmë personave të prekur rëndë nga tërmeti dhe të mbetur të pastrehë.

Kreu i qeverisë deklaroi se po planifikohen të ndërtohen 3 lagje të reja në Tiranë, një në Durrës dhe një në Kurbin si pjesë e planit për rindërtim. Sipas këtij këto lagje do të jenë modern dhe do t’i kenë të gjitha brenda.

Objektivi është që të arrijmë në një program rindërtimi, që të jetë krenari kombëtare, jo banesa sociale si ato që kemi njohur deri tani, banesa që bëhen për të varfrit dhe që e kanë të shkruar gjithë jetën në ballë që janë të varfër. Do ndërtojmë në Durrës një lagje komplet të re, që do të jetë lagjja më e bukur pas ’90, një lagje të re nga e para, me infrastrukturë, me kanalizime, ujësjellës, kopshte, shkollë, të gjitha. Në Tiranë do të kemi një skenar për të ndërtuar një lagje re dhe të madhe, dhe një skenar për të ndërtuar dy lagje tjera më të vogla, një prej tyre do të jetë në Kombinat, tjetra tek Ish-Uzina e Traktorëve. Do ta shtrojmë këtë çështje me arkitektë të huaj dhe shumë shpejt dalim me rezultate. Në zonën e Kurbinit gjithë pallatet që kemi vizituar dje do t’i shembim dhe do të ndërtojmë një lagje me parametra komplet tjera”, tha kryeministri Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here