Po ndërtohet ora 10 mijë vjeçare. Kushton 42 mln dollarë

Një orë e gjatë rreth 152 metra e dizenjuar për të inkurajuar të menduarin në distanca të gjata por ndërtohet brenda një rruge malore në Teksasin Perëndimor në pronën e pronarit dhe themeluesit të Amazon, Jeff Bezos. Bezos lëshoi një video të instalimit gjatë së martës.

Ora është një projekt i Fondacionit “Long Now” dhe synon të inkurajojë njerëzit të mendojnë për të ardhmen e largët, ose “për një kohë të gjatë”, siç shprehet projektuesi Danny Hillis.

Ai e projektoi mekanizmin e orës për të punuar përreth 10 mijë vjet me mirëmbajtje dhe ndërprerje minimale. Në vend të sekondave dhe minutave, ai mat kohën në vite dhe shekuj.

BBC raportoi se projekti ka tërhequr mbështetjen e artistëve dhe mendimtarëve me ndikim. Bezos ka vënë në dispozicion rreth 42 milionë dollarë për projektin e tij të çmendur dhe kushedi sa punëtorë të tij nuk arrijnë të përmbushin kërkesat jetësore.

Ora pritet të marrë energji nga dielli, përdorur ndryshimet në temperaturë dhe një sistem të peshave për të fuqizuar aparatin e saj të matjes.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here