Polonia ndryshon Kryeministër. Ikën Beata Szydlo, vjen ish bankieri Morawiecki

Flitej prej ditësh, por njoftimi u bë këtë të enjte, Beata Szydlo nuk është më kryeministre e Polonisë. Në vend të saj do të jetë ministri i Financave, Mateusz Morawiecki. Gruaja e zgjedhur nga lideri karizmatik Jaroslaw Kaczynski për të udhëhequr partinë dhe qeverinë në triumfin zgjedhor të 2015, largohet pas një seri pasigurish që qarkullonin prej ditësh.

Në vend të saj do jetë ish kryeministri Morawiecki,  ish bankier ndërkombëtar, me frymë liberale. Që prej 2016 ka qenë përgjegjës i financave, të bilancit, drejtimit të fondeve komunitare dhe në përgjithësi të gjithë politikës ekonomike në Varshavë. Ai është ministri më i fuqishëm në qeveri dhe konsiderohet më i vendosuri dhe ndoshta më i duhuri për t’i dhënë më shumë zë Polonisë në arenën ndërkombëtare.

Kryeministrja polake zhvilloi një ditë më parë një takim me Kryeministrin shqiptar Edi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here