Princ Harry: Kur humbet nënën është sikur të mungon një lloj sigurie

“Humbja e nënës është sikur të mungon një lloj sigurie”. Kështu është shprehur Princ Harry, gjatë vizitës së tij në Holandë, teksa merrte pjesë në aktivitetin e “Invictus Games”.

 

Ish-ushtari, Dennis va nder Stroon, citoi fjalët e Princ Harry: “Ai tha se ndjenja e mungesës së nënës, është sikur të mungon një lloj sigurie, që ti ke nevojë kur je fëmijë dhe ajo zhduket kur humbni nënën”.

Ish-ushtari Stroon, i cili ka shërbyer në ushtri nga viti 2006-2011 dhe shpreson të marrë pjesë në Lojërat.

“Harry më tregoi sesi tani që ka një fëmijë të vogël, ai është fokusi dhe qëllimi i tij dhe i thashë se si disa muaj më parë kisha probleme me shëndetin tim mendor, por shtatzënia e gruas sime më ka dhënë një qëllim. Mbi të gjitha ai tha se ishte habitur nga mrekullitë në botë dhe se si fëmija i tij i ka bërë shumë njerëz të lumtur”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here