Asambleja e PS, zbardhet raporti, Fino: Kemi kryetarë me 8-vjeçare, është shkelur kuota gjinore

245

PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare, ku pritet që të ndryshojë sekretariatin dhe të kalojë në sitë punën e qeverisë, por edhe të analizojë zhvillimet brenda partisë.

Pikërisht për zgjedhjet në parti, Sekretari për Organizimin Administrativ, Bashkim Fino ka hartuar një raport mbi zgjedhjet brenda partisë. Sipas raportit të siguruar nga “Media e Re”, janë zhvilluar zgjedhje në 4785 Organizata Socialiste nga 4978 në total. Sipas raportit rezulton se 30 përqind e kryetarëve të OS janë të rinj, ndërsa 22 bashki kanë shkelur rregullin për mosrikandidimin e kryetarëve të OS ku rezultati ka qenë me i dobët se në 2013. Sakaq, tre perqind e kryetarëve të OS janë me arsim 8 vjeçar. Sa i përket respektimit te kuotave gjinore, gratë zenë vetëm 10 përqind nga 33 përqind qe është detyrimi statutor. Per këtë i kërkohet Forumit te Gruas të zbatojë këtë normë statutore.

Mësohet se në takimin që do të mbahet tek Xibraku, do të jetë në fokus ndryshimi i sekretariatit të përbërë nga 8 sekretare.

Sekretariati aktual i PS përbëhet nga  Musa Ulqini, Taulant Balla, Elisa Spiropali, Bashkim Fino, Ilir Beqja, Alfred Peza, Stefan Çipa dhe Blerina Gjylameti.

Taulant Balla, Sekretari i Përgjithshëm

Ilir Beqaj, Koordinatori Kombëtar për Programin

Bashkim Fino, Sekretar për Organizimin Administrativ

Alfred Peza, Sekretar për Organizimin Digjital

Musa Ulqini,  Sekretar për Organizimin e Burimeve Njerëzore

Stefan Çipa,  Sekretar për Emigracionin

Elisa Spiropali, Sekretare për Rininë

Blerina Gjylameti,  Sekretare për Koordinimin Elektoral

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here