Pseudonimi sekret i Fan Nolit, ja pse ai i shqipëroi ”Rubairat” me emër të fshehtë

Pakkush e di se shkrimtari, politikani, përkthyesi dhe kleriku Fan Stilian Noli mbante një pseudonim të fshehtë gjatë kohës së shqipërimit të Rubairave. Përdorimi i një pseudonimi në këtë libër që është shumë kritik ndaj fesë, u pa i arsyeshëm për shkak të rrobës fetare që kishte Noli, për të shmangur kështu kritikat e mundshme ndaj tij.

Nëse do të lexoni Rubairat  e Khajam-it, nën titullin do të gjeni emrin e shqipëruesit Rushit Bilbil Gramshi që nënkupton Fan Stilian Nolin. Disa studiues të tij e shpjegojnë  me tri të preferuarat e Omar Khjam-it: rrush, nga i cili del vera që i jep gëzim jetës, bilbila që simbolizojnë tingujt e bukur dhe muzikën e jetës dhe gra, pa të cilat nuk mund të kuptohet jeta dhe gëzimet e saj.

Noli nuk mundi të qëndronte gjatë në anonimat, sepse shpejt doli emri i tij i vërtetë që u shoqërua me kritika rreth fesë që praktikonte, por të gjithë ranë dakord që kishtë kryer një punë të lavdërueshme me sjelljen në shqip të ”Rubairave” të famshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here