Punoni jashtë orarit? Ja pasojat …

Confident chief drinking coffee in dark office among sleeping subordinates

Ndodh rëndomtë që në shumë raste të kemi kompani të cilat i mbajnë punonjësit e tyre edhe jashtë orarit zyrtar. Shpesh një fakt i tilla ka shumë ndikim negative në shendetin e secilit dhe shfaq herë pas here edhe shenja lodhje.

 

Sipas një studimi të ri nga Universiteti i Australisë Jugore ka zbuluar diçka mbase jo shumë surprizuese për një pjesë të madhe të njerëzve. Në rezultatet e raportit rezulton se nëse ë punoni jashtë orarit, t’i përgjigjeni postës elektronike apo mesazheve nga kolegët mund të ndikojë në gjumin gjatë natës, mundësinë për tu relaksuar dhe nivelin e energjisë për ditën tjetër.

 

Studimi vjen pas anketimit të 230 punonjësve gjatë dy viteve. Përgjigjet e tyre treguan se kryerja e aktiviteteve të lidhura me punën jashtë orarit sjell stres, gjumë të keq dhe probleme emocionale.

 

Ndërkohë, zgjidhja më e mirë për një gjumë të rehatshëm është gatimi, kalimi i kohës me familjen dhe kryerja e disa punëve shtëpiake.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here