Qeveria e re e Kosovës, ende asnjë marrëveshje

Kanë mbetur edhe tri ditë deri në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të zgjidhen edhe organet e reja drejtuese të Kuvendit.

Por ende nuk ka asgjë konkrete rreth një marrëveshjeje të mundshme LVV-LDK të cilat synojnë të qeverisin vendin.

Kreu i partisë Isa Mustafa ka thënë se janë duke bërë përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje me LVV-në për të bashkëqeverisur.

Mustafa konsideron se zgjedhjet e 6 tetorit treguar se janë të barabartë me LVV-në dhe se përgjegjësia për të qeverisur duhet të ndahet në harmoni me votën e marrë.

Në zgjedhjet 6 tetorit Lëvizja Vetëtëvendosje doli e para me 30 deputet ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës e 2 ta me vetëm një deputet më pak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here