Rama: Kuintalët e kokainës të fshehur në banane me ndihmën e Prokurorisë

Kryeministri Edi Rama shpërtheu në akuza ndaj opozitës, duke e akuzuar se po tenton të sabotojë integrimin e vendit nga frika e drejtësisë.

Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar, Rama tha se ky proces ka nisur pastrimin e llumit të mbledhur prej demokratëve në gjykata e prokurori.

Sipas Ramës, “me çeljen e negociatave drejtësia shqiptare bëhet një problem i madh pasi hyn në fazën e çeljes deri në fund të kapakëve të zullumeve të mëdha të korrupsionit shtetëror në vite dhe lidhjes reale të politikës me aktivitetet kriminale që nga pastrimi i parave me vulën e partisë deri tek kuintalët e kokainës të fshehur në banane me ndihmën e prokurorisë”.

Ata thonë se po pengojnë, bllokojnë dhe rrëzojnë qeverinë e krimit dhe drogës por në fakt po pengojnë dhe tentojnë të bllokojnë dhe rrëzojnë vetë Shqipërinë në këto metra të fundit të një rrugëtimi të gjatë dhe një stacioni historik.Vulëhumbur, pa atdhe të çoroditur nga frika e drejtësisë që hap pas hapi ka nisur të çlirohet nga kthetrat e tyre dhe të pastrohet nga llumi i mbledhur prej tyre në prokurori dhe gjykata për 20 e kusur vite, ata janë vërsulur me tërbim në një ofensivë balte që synon ta asfiksojë shpresën europiane të shqiptarëve.

Jo vetëm që këtyre të paudhëve, pa dinë e pa iman i gënjen mendja se duke minuar dhe mundësisht hedhur në erë negociatat do ti rikthejnë njerëzit kundër nesh dhe do të rikthehen në pushtet me rrëmujë për të marrë peng drejtësinë por edhe e dinë më mirë se të gjithë ne se me çeljen e negociatave drejtësia shqiptare bëhet një problem i madh pasi hyn në fazën e çeljes deri në fund të kapakëve të zullumeve të mëdha të korrupsionit shtetëror në vite dhe lidhjes reale të politikës me aktivitetet kriminale që nga pastrimi i parave me vulën e partisë deri tek kuintalët e kokainës të fshehur në banane me ndihmën e prokurorisë.

Ndërkohë që e ardhmja e drejtësisë afrohet dhe haraçin për çka po i punojnë Shqipërisë në këtë moment kaq delikat dhe vendimtar për të ardhemn e saj ata do ta paguajnë një më një, edhe balta e tyre e bën punën e saj në mjegullën e mungesës së drejtësisë. Ne luftuam si asnjëherë më parë në këtë vend kanabisin e mbjellë dhe trafikuar për 20 e ca vjet dhe çrrënjosëm atë përfundimisht si fenomen të shtrirë nga veriu në jug por po ne qënkemi kanabizuesit e Shqipërisaë ku paska pasur thjesht një Lazarat. Ne sekuestruam në katër vjet 5 fishin e aseteve kriminale por po ne qenkemi atë që e kemi bërë vendin maternitet të krimit të organizuar.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here