Rama: Nuk negocioj as me të huajt 30 qershorin. Pse iku Dako e Sejdini..

Në një konferencë me gazetarët, ku prezantoi kandidatët për zgjedhjet vendore, kryeministri Edi Rama është ndalur edhe tek protesta e djeshme e opozitës së bashkuar.

 

Një manifestim të dhunshëm e ka quajtur kreu i qeverisë protestën, teksa ka shtuar se opozita ka vijuar “të bëj xhiro në boshllëkun e dëshpërimit”.

“Manifestim i dhunshëm, pasi i tillë ishte ai i djeshmi. Nuk më shqetëson fakti që ra numri i bombave molotov dhe ndryshuan goditjet ndaj institucioneve. Krijuan disa plagë. E djeshme ishte një xhiro në boshllëkun e dëshpërimit, e atyre që janë vetëpërjashtuar nga zgjedhjet dhe krijuan jo pak ankth për banorët.

Kryeministri Edi Rama deklaron se është i mirëseardhur ndihma e gjermanëve por nuk negociohet data 30 qershor.

Sa i takon dialogut nuk kam nevojë as për gjermanë, as amerikanë, as holandezë apo francezë, për tu ulur dhe dialoguar. Personalisht. Është shumë e mirëseardhur por negociata nuk ka. Të jemi të qartë. Në kuptimin e një procesi negociatash që lidhen me 30 qershorit. Sepse nuk kemi asnjë mundësi të negociojmë kushtetutën e  Shqipërisë.  Në një marrëveshje të 2017 kam refuzuar shtyrjen dhe u shtynë një javë. Nuk shtyhen asnjë ditë se presidenti mes 23- 30 ka zgjedhur 30 dhe zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen më 30 qershor dhe në këtë pikë nuk kam asnjë mundësi reale për të fantazuar. Qeveria nuk prodhohet me protesta dhe nuk zëvendësohet me dhunë”

Kryeministri Edi Rama e mohon dhe deklaron se ka qenë kërkesë e vetë Dakos dhe jo vetëm edhe e Qazim Sejdinit për të mos rikandiduar.

”Zëvendësimi qoftë i Vangjush Dakos apo i Qazim Sejdinit në Elbasan jeni të lirë ta besoni ose jo është kërkesë e tyre prej kohësh. Tre mandate, 12 vjet në krye të dy qyteteve të rëndësishme janë shumë. Janë jashtëzakonisht shumë. Është konsum i madh dhe nevoja për të sjellë energji të reja dhe për të shtyrë më tutje punën e nisur është evidente.”, tha Rama.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here