Rama nuk tërhiqet: Zgjedhjet në 30 qershor

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë grupin parlamentar ku ka dhënë edhe porositë e tij për zgjedhjet.

Ai u ka thënë deputetëve se data e zgjedhjeve nuk do të ndryshojë, duke i kërkuar atyre që të flasin me njerëzit në bazë dhe të ketë sa më shumë pjesëmarrës.

Mbledhja e sotme e grupit u drejtua nga Rama, pasi kryetari i Grupit, Taulant Balla ndodhet për një vizitë në Hagë bashkë me kryeparlamentarin Ruçi.

Nga ana tjetër, kryedemokrati i PD, Lulzim Basha vazhdon aksionin opozitar, pasi në 25 maj ka thirrur një tjetër protestë kombëtare.

Megjiahate PD ka vendosur te  kerkoje qe te kete anëtare në komisionet e zonave të administrimit zgjedhor, për të dokumentuar, siç thotë ajo, manipulimin e zgjedhjeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here