Reforma, e “ngërthyer” mes politikës e sistemit të drejtësisë

Nga Klementina Cenkollari

Me miratimin me 140 pro në Parlament të ndryshimeve kushtetuese në verën e vitit 2016 u mendua se reforma në drejtesi ishte shumë pranë dhe tashmë nuk do të kishte asnjë pengesë që shqiptarët të merrnin drejtësinë që kishin kërkuar prej 30 vitesh. Por gati tre vite nga ky votim historik institucionet e reja të drejtësisë që do luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin, në rastin më të keq ende nuk janë ngritur ose në rastin me të mirë e kanë të pamundur të funksionojnë. Kjo për shkak se ngritja e këtyre institucioneve është e lidhur me njëri-tjetrin.  Vonesa e ngritjes së një institucioni ka efekt zinxhir edhe tek institucionet e tjera duke lënë pezull prioritetin,  reformën në drejtësi. Implementimi i institucioneve të reja po ecën me hapa të ngadaltë, duke lënë vendin ende pa atë që njihet si SPAK , Prokuroria e  Posaçme  Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe  Gjykatës Speciale që do shqyrtojë këto çështje.  Po le t’i marrim të gjitha me radhë se çfarë ka ndodhur me drejtësinë e re 3 vite nga votimi i ndryshimeve kushtetuese.

 

SPAK-a dhe ILD- kur do nisë funksionimi i tyre? 50 ankesa për për prokurorët e 250 për gjyqtarët, por s’ka kush merr masa….

 

Të gjithë qytetarët, por edhe ndërkombetarët i kanë sytë tek SPAK me shpresë se korrupsioni galopant dhe krimi i organizuar do të kenë tashmë një “kundërshtar” që do t’i trembë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, organi i dalë nga reforma e re është institucioni i cili zgjedh anëtarët e SPAK.  Ky institucion “qeveria e prokurorisë” u ngrit gati me dy vitë vonesë, duke e lenë pezull prioritet e reformes. Por më në fund në dhjetor të vitit të kaluar KLP u konstitua dhe hapi procedurat për prokuroret aspirantë që donin të bëheshin pjesë struktures së re. Kreu i KLP Gent Ibrahimi herë pas here është shprehur se në qershor SPAK do të jetë gati. Por duke qënë se ‘vetting’’-u është kusht për të qënë pjesë e kësaj strukture kjo është shumë e veshtirë që të ndodhë, pasi këta prokurorë duhet të kene kaluar vetting-un në të dyja shkallët. Kjo procedure do kohen e saj dhe kalimi i prokurorereve që kanë aplikuar në këtë proces ende nuk ka filluar në shkallën e parë. Megjithatë lista me 25 prokurorë që plotësojnë kriteret sipas KLP i është dërguar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që të jenë në listën prioritare, për të kaluar në vetting-un.

Megjithate, kjo është vetëm njëra anë pasi edhe vetë Këshilli i Lartë i Prokurorisë është në pamundësi për të funksionuar normalisht për shkak të vonesës së ngritjes se institucioneve të tjera të cilat ndikojnë direkt në punën e tij. Sipas ligjit ky institucion vendos për masat displinore ndaj prokuroreve me propozim të Inspektorit të Lartë të  Drejtësisë . Por ILD tre vjet nga miratimi i reformës me vota unanime në parlament ende nuk është ngritur dhe për rrjedhojë ka sjellë probleme në funksionimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të lartë gjyqësor. Në dyert e KLP-së kanë mbërritur me shumë se  50 ankesa që janë bërë pranë KLP-së nga qytetarë ,persona me statsus të ndryshëm apo biznesemene  për punën  e dobët apo të njëanshëm të prokuroreve. Shumica prej tyre ankohen se nuk marrin drejtësi dhe prokurore te caktuar mbrojnë interesat e njërës pale duke qënë se janë në konflikt interesi.  Por KLP e ka të pamudnur të veprojë në mbledhjet e saj për të marrë masa displinore pasi kjo kompetecë është e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, instituticion që ende nuk është ngritur. Në të njëjtën situata ndodhet edhe Këshilli i Lartë Gjyqësore ku ankesat ndaj vendimeve dhe veprimeve të gjyqtarëve janë me të shumta rreth 250.

Edhe qeveria e gjykatave ndodhet në pamundësi për të disiplinuar gjyqtarët që shkelin ligjin për të njëjtat arsye pasi funksionimi i saj është lidhur ngushtë me  Inspektorin e  Lartë të  Drejtësisë. Sipas ligjit duhet të jetë ILD ajo që çon për masa displinore prokurorët dhe gjyqtarët pranë KLP dhe KLGJ dhe vetem pas kësaj këto institucione mund të ndëshkojnë nëse vërtetohet se ata kanë shkelur ligjin apo kanë qënë të njëanshem në shqyrtimin apo hetimin e çështjeve te ndryshme.  Deri tani asnjë nga këto ankesa të qytetarëve apo bizneseve  nuk është mundur të shqyrtohet nga për shkak të këtij vakumit ligjor. Mosngritje e ILD vjen si pasoje e një tjetër vonese në ngirtjen e një institucioni të ri i cili doli pas ndryshimeve kushtetuese të verës së vitit 2016, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Konstituimi i tij u zhvillua me debate të shumta fillmisht pasi Presidenti nuk pranoi ta thërrase. Por edhe kur u mblodh anëtarët e tij nuk mundën të kalojnë procesin e vetting-ut duke u shkarkuar, duke shtyrë tej aftave ligjore ngritjen e e këtij intitucioni. Kur ka kaluar kaq kohë KED u konstitutua vetem dy muaj më parë duke zhvilluar edhe mbledhjet.  Në datën 5 prill ky institucion njoftoi se për në ILD kanë aplikuar 13 persona për Inspektor të  Lartë të Drejtësisë, por ende nuk janë zgjedhur. KED do t’i rendisë këta kandidatë në baze të kritereve që plotësojnë dhe me pas lista i kalon Parlamentit  për votim.

Por edhe nëse Inspektori i Larte i Drejtësisë zgjidhet përsëri masat displinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk mund të merren. Në 2017, ligjet e refomës në drejtësi u ankimuan në Gjykatën Kushtetuese nga Shoqatat e Gjyqtareve dhe  Partia Demokratike  pasi sipas tyre binin ndesh me Kushtetetën e vendit. Në një proces që zgjati për disa muaj,  anëtarët e Gjykatës Kushteteuse e pranuan pjeserisht padinë duke shfuqizuar ligjin për statatusin e gjyqtarit dhe prokurorit dhe pikerisht masat dispolinore që mund të merren ndaj tyre. Në një situatë të tillë ngritja  e Inspektorit te Lartë të Drejësisë nuk e zgjidh ngërçin pasi ky ligji për masat disiplinore  është shpallur antikushteteuse. Edhe në kushtet kur institucionit e reja do ishin funksionale normalishte përsëri ato do ta kishin të pamundur të merrnin masa dispilinore pasi kjo dispozitë është e shfuqizuar nga Gjykata Kushteteuse .

Zgjidhja e vetme në kushte të tilla është vetëm politike. Parlamenti duhet të mblidhet për të bërë ndryshimet e reja në mënyrë që ligji i ri të përshtatet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese .

Por në një situatë të tillë politike ku ndodhet vendin me opozitën që ka djegur mandatet edhe kjo duket larg pasi për kalimin e ligjit duhet 94 vota.

Sërish zgjidhja tek politika…. Mazhoranca shpreson tek opozita e re për miraitmin e ndryshimeve ligjore…

“Kuvendi ka detyrimin që të plotësojë vakumin ligjor të krijuar nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Opozita ka paraqitur propozimet e veta për plotësimin e vakumit që në muajin Shkurt 2018, por propozimet janë bllokuar nga shumica. Duhet që Kuvendi të miratojë sa më parë ndryshimet në dy ligjet e shfuziquara nga Gjykata Kushtetuese, sipas udhëzimeve dhe konstatimeve të bëra nga Gjykata Kushtetuese. Mekanizimi i zgjidhjes në këtë rast është shumë i thjeshtë, të miratohen propozimet që ka bërë prej më shumë se një viti opozita”, thote një nga ekspertët që PD angazhoi gjatë disktutimeve të reformës në drejtësi dhe aktualisht  Sekretar i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

“Miratimi i ndryshimeve të këtyre ligjeve kërkon shumicë të cilësuar dhe bojkoti i opozitës, bëri të pamundur këtë vendimarrje. EURALIUS dhe ekspertët e reformës në drejtësi, kanë përgatitur tashmë draftin e ndryshimeve që duhej shqyrtuar e miratuar. Pra drafti është gati. Gjithsesi, Këshilli i Legjislacionit do të marrë në shqyrtim këto çështje shumë shpejt dhe besoj që kolegët e rinj të opozitës do jenë bashkëpunues për miratimin e këtyre ndryshimeve ligjore të rëndësishme në ligjet e reformës”, thotë deputetja socialiste Klotilda Ferhati.

 

Vetting-u: kontrolli që la jashtë funksioni Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë

Në 13 muaj jetë të vetting-ut Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit, paralelisht Gjykata e Lartë funksionon me 3 gjyqtarë, ndërsa numri i çështjeve të mbartura arrin në 32 mijë.

Avokati Isuf Shehu thekson se një Kushtetuese jashtë funksionit lë të pambrojtur qytetarët ndaj ligjeve anti-kushtetuese. “Juridikisht ne e kemi Gjykatën Kushtetuese, por nuk kemi gjyqtarë. Ne nuk mundemi dot as të mbrohemi nga ato ligje, që nëse miratohen nga Parlamenti me shumicë absolute apo shumicë të thjeshtë nuk mund të kundërshtohen si anti-kushtetues”, thotë Shehu.

“Ligjvënësi kishte detyrimin që të parashikonte dhe t’i jepte zgjidhje situatës kur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk do të kalonin me suksese procesin e vettingut. Do duhet të ishte parashikuar një procedurë për zëvendësimin e tyre të menjëhershëm, duke mundësuar në cdo rast funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Mungesa e rregullave që siguronin plotësimin, qoftë edhe të përkohshëm, të vakancave në Gjykatën Kushtetuese, duket të ketë qenë vullnet i shumicës në Parlament, për të mos patur gjykatë Kushtetuese funkisonale për një periudhë të gjatë kohore. Gjykata Kushtetuese është kundërpushteti që mban nën kontroll Qeverinë dhe Parlamentin, dhe një mjet në dorën e opozitës për të kundërshtuar ligjet apo vendimet antikushtetuese të shumicës. Për pasojë, mendoj se nuk ka qenë një harresë e ligjvënësit mungesa e rregullave për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate, por Qeveria dhe shumica në Parlament kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të interesuara që vendi të jetë pa Gjykatë Kushtetuese”, thote Gazment Bardhi.

“Shqipëria ka Gjykatë Kushtetuese, por ajo nuk kryen plotësisht funksionet e veta për shkak të vendeve të lëna bosh nga gjyqtarët, ish anëtarë të kësaj gjykate, pjesa më e madhe e te cilëve, nuk kaluan testin e vleresimit kalimtar – vettingut”, vëren deputetja e PS, Klotilda Ferhati.  Sipas saj, vonesat në plotesimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese, apo për ngritjen e organeve të reja të drejtësisë, nuk jane pasojë e vendimmarrjeve të ligjvenesit, por rezultat i polaritetit politik.

Së pari, Partia Demokratike ankimoi në Gjykatë Kushtetuese Ligjin e Vetting-ut, shqyrtim që mori gati një vit kohë derisa në të njëjtën linjë me Komisionin e Venecias dhe Gjykata Kushtetuese mbajti qëndrimin se ligji i vetting-ut eshte në përputhje me standardet më të mira dhe parimet e KEDNJ.

Së dyti, bojkoti i opozitës i vitit 2017, (protesta e gjatë e opozitës në bulevard), vonoi për shumë muaj ngritjen e organeve të vetting-ut, për zgjedhjen e anëtarëve të të cilëve kërkohej sipas ligjit bashkëpunim mazhorancë/opozitë).

Ferhati është optimiste se çështja e funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese dhe e zgjidhjes së Inspektorit është drejt zgjidhjes, pasi KED është tashme në proces verifikimi të kandidatëve që kanë aplikuar për të plotesuar vakancat në Gjykatën Kushtetuese si dhe për Inspektorin e Drejtësisë, do të realizohen brenda qershorit 2019-të.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here