Rekord fluturimi, Nju Jork-Londër në 5 orë e 13 minuta

Në fillimin e muajit janar, kompania ‘Norwegian Airlines’ u vlerësua në media për fluturimin e saj ‘low cost’ më të gjatë në botë(Londër-Singapor, 10 885 km për 13 orë pa ndërprerje).

Këtë të hënë kompania skandinave vendosi një tjetër rekord: një avion Boeing 787-9 Dremaliner i kësaj kompanie, u nis nga aeroporti JFK I Nju Jorkut dhe mbërriti në Gatwick të Londrës për 5 orë e 13 minuta, duke arritur rekordin e fluturimit transantlantik.

Ne bord ishin 284 pasagjere qe arriten ne destinacion 53 minuta para.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here