Rriten rastet me Covid-19 në Zvicër: 21 mijë të infektuar dhe 559 viktima

Zvicra raportoi 822 raste të tjera me Covid-19 të dielën e 5 prillit, duke e çuar numrin kombëtar në 21.100, sipas Zyrës Federale të Shëndetit të Zvicrës.

Të paktën 559 njerëz kanë vdekur nga virusi.

Autoriteti Zviceran tha se ka 246 raste për 100,000 banorë.

“Zvicra tani ka një nga incidencat më të larta (246 / 100,000) në Evropë,” thuhet në një deklaratë në faqen e internetit të autoriteteve shëndetësore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here