Rriten të prekurit nga koronavirusi, 17 raste të reja në 24 orët e fundit, 433 në total, 23 viktima

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka shkuar në 416 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, nga të cilët 23 kanë ndërruar jetë.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 7 raste të reja, 4 në Shkodër dhe 3 në Tiranë.

Në 24 orët e fundit janë testuar 162 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 7 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 3385 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 416 raste.

Duke ndjekur ecurinë e këtij infeksioni, në grafikun e shpërndarjes së rasteve të dyshuara dhe të konfirmuara me SARS-COV2 sipas ditëve, vihet re një trend i qëndrueshëm i rasteve të konfirmuara.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 17 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 182.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 50 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, dhe 1 pacient është i intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 56 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 3 raste, Shkodër 4 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

  • – Tiranë           199 raste
  • – Durrës           38 raste
  • – Lushnje         5 raste
  • – Elbasan         15 raste
  • – Fier                32 raste
  • – Kavajë           8 raste
  • – Rrogozhinë    4 raste
  • – Korçë             17 raste
  • – Vlorë              5 raste
  • – Shkodër         49 raste
  • – Lezhë            14 raste
  • – Berat              2 raste
  • – Has                12 raste
  • – Krujë             5 raste
  • -Tropojë          4 raste
  • – Pukë               4 raste
  • – Mirditë           3 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID-19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID-19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here