Sa kushton një jetë?

Sadat Dragobuzha për mediat e Kosovës është i njohur si kandidat për andamblenë Komunale nga lëvizja Vetëvendosja. Ndërsa për një vajzë, bashkëfshataren e tij me iniciale D.A, ky emër është kthyer në një makth i ditëve dhe netëve të saj.

Historia sipas rrefimit të saj vijon si më poshtë:

“Une Sadatin e njoh qysh kur i kam pas 14 vjeç, dhe ai 18 vjeç, dhe po ditën e parë që jemi njoftuar nëpermjet shoqërisë ai me ka propozuar, natyrisht nuk pranova. Sadati masanej shkoi në studime, për 6 vite nuk jemi takuar, ndërsa pas 6 viteve Sadati më kontakton nëpërmjet facebookut. Biseduam për 6 muaj pa u takuar asnjëherë, pasiqë familja ishte kundër që unë të bisedoja me të. Pas 6 muajve takohemi dhe mbas asaj nate Sadati nonstop më bën presion që të vazhdoj të kontaktoj me të.  Natyrisht në fillim nuk e merrja seriozisht, por pastaj e pashë që Sadati e kishte seriozisht pasiqë shpesh herë me kanoste në telefon e rrjete sociale. Në vitin 2016 unë vendos të fejohem me tjeter djalë, e Sadati kontakton personin dhe më shkatrron lidhjen. Pas kësaj prindërit e mi e kontaktuan dhe ranë dakord që mos të më kontaktojë më, por Sadati përsëri më kanoste në facebook deri sa në nëntor të 2017 përsëri familja doli bisedoi dhe përsëri Sadati u betua se nuk do më shqetsonte më. Pas kësaj ai tërthorazi vazhdoi ngacmimin po në rrjete sociale duke pretenduar gjëra që unë kinse po ia bej atij, u sqarua dhe kjo por në Janar të 2018 ai perseri fillon me pretendime dhe natyrisht me kontakton duke mu kanosur. Ndërsa me 02.02.2018 ai me hap profile fallco me etiketime me qellim që të më denigronte si njeri, ndaj atë natë ne e denoncuam në polici dhe Avokati shpejtoi procedurat që rasti të shqyrtohet sa me shpejt, pasi Sadati më kishte thënë se do më vras”. (kjo deklaratë është dhëne për disa nga mediat kosovare).

Në foto paraqitet një pjesë e mesazheve të dy palëve. Vajza e ka hedhur këtë foto vetë në një grup në facebook (Feminizmi shqiptar), ku tregon ngacmimet e vazhdueshme.

Në foto paraqitet një pjesë e deklaratës së dy palëve në seancën gjyqësore ku i pandehuri e ka pranuar fajësinë edhe pse e justifikon me gjendjen e tij jo të mirë shëndetësore.

Gjykata e dënon me vendim të prerë Dragobuzhën vetëm me 300€.

Megjithatë sërish kërcënimet ai nuk i ka ndalur. Vajza ende jeton me frikë nuk mund të bëjë një jetë normale dhe frustrimi i saj ka arritur kulmin.

Ky rast ndoshta përfaqëson historine edhe te shume vajzave të tjera të cilat ndoshta ende nuk guxojnë të denoncojë rastin e tyre duke parë se si mund të përfundojnë. Nëse ligjet bëhen për të mbrojtur njeriun, si mund të konceptohet që jeta e qenies njerëzore mund të vlejë 300€?!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here