‘Saimiri donte diamante’, zbulohen detaje të reja për çështjen Habilaj

Të tjera detaje kanë dalë nga materiali i dorëzuar në Gjykatën e krimeve të renda, ku emri i ish ministrit të Brendshëm del sërish nga përgjimet e të afërmve të tij Habilajve, të akuzuar si grup i strukturuar kriminal i lëndëve narkotike.

Në një nga momentet që janë përgjuar më 1 Janar 2014, në makinën tip Mercedes me targë IHP 2690 në përdorim nga Mosi Habilaj, ndodhet Eneo Sulaj dhe një “burrë shqiptar” ndërsa janë përgjuar dhe trafikantët thonë se ‘Saimir’ kërkon diamante për gruan.

Eneo Sulaj, kushëriri i Maridian Sulajt, i thotë bashkëbiseduesit: Kur shkova atje, më thoshte pronari (i dyqanit) sepse kishte folur me Saimirin…që e kishte kështu…kostumin…

…E more vesh se çfarë i ka blerë Moisiu bashkëshortes së atij?…Një gjerdan që kushton 15.000 euro… Po përveç Sokolit që morri para për punën, Saimir nuk donte para. Është e qartë, sepse … me ata.., dhe i dha… gjerdan me diamante.

Në një fragment tjetër të zbuluar nga përgjimet, Maridian Sulaj flet për “Audin” me targa të ministrit të Brendshëm që Tahiri ia shiti Artan Habilajt: “Presidenti e ka ‘01’, Kryeministri e ka ‘02’,… ‘03’ është Audi që ka Artani…që e kishte ai…kushëriri ynë…vetëm ata e kanë.

Në vendimin që mban firmën e gjyqtares Liljana Baku thuhet se “Në ndryshim nga prokurori, gjykata nuk i vlerëson të dhënat e përfituara nga përgjimet ambientale me fuqi të plotë provuese. Këto të dhëna përftohen nga një mjet për kërkimin e provës dhe ato do të vlerësoheshin me fuqi të plotë provuese nëse nëpërmjet tyre do të arrinin tek rezultati që në rastin konkret do të ishte përfitimi i padrejtë I marrë nga personi nën hetim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here