Sapo kishte ardhur nga Anglia, djali vret nënën dhe babain

Krimi në familje ka tronditur qytetin e Peshkopisë. Sipas policisë lokale, 26-vjeçari Qemal Sela ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Llixha”. Viktimat sipas policisë janë Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe. Ata kishin në pronësi një hotel të vogël, ndërsa dëshmitarë nga vendngjarja kanë thënë se i riu ka qëlluar fillimisht të atin dhe te dera e hotelit. Me pas me armën automatike ka qëlluar dhe në drejtim të nënës.

Policia  ka arritur të kapë autorin e vrasjes.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes, si dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here