Sherr me kushëririn, masakrohet 27-vjeçari

Një 27-vjeçar është në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës, pas një sherri me kushëririn e rij dhe dy persona të tjerë. E.B., rreth 27 vjeç është transportuar në spital në gjendje të rëndë, i dëmtuar me mjete të forta në kokë e trup.

Nga të dhënat paraprake të policisë, dyshohet se ai është konfliktuar me M.B, rreth 27 vjeç, si edhe me dy të tjerë, kushërinj të këtij të fundit. I plagosuri dhe tre personat e tjerë më të cilët janë konfliktuar mësohet se ishin fqinjë me njeri-tjetrin në fshatin Podgorie të Maliqit.

Nga ana e Policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here