Shkarkimi i Metës, zbardhet axhenda e plotë e Komisionit të Venecias

Komisioni i Venecias ka publikuar në faqen zyrtare vizitën e pritshme të delegacionit që do të vizitojë Tiranën në një mision fakt mbledhës për shkeljet e pretenduara të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, në vendimin për të anuluar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.

Komisioni thotë se delegacioni do të përgatisë opinion mbi fuqinë e Presidentit për përcaktimin e datës së zgjedhjeve, në një sistem parlamentar. Komisioni informon se delegacioni do të qëndrojë të hënën dhe të martën dhe do takohen me Presidentin, Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit, drejtuesit e opozitës në Kuvend, me drejtuesit e PD dhe LSI, anëtarët e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës, Ministrin e Brendshëm, përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese.

 

Delegacioni i Komisionit të Venecias që vjen në Tiranë

  1. Kaarlo TUORI, pjesëtar i Komisionit

 

  1. Grainne MCMORROW, pjesëtare zëvendësuese e Komisionit

 

  1. Schnutz Rudolf DÜRR, Kreu i Divizionit të së Drejtës Kushtetuese

 

  1. Mr Thomas MARKERT, sekretare e Komisionit të Venecias

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here