Shkodër, studentja i hedh bojë rektorit Adem Bekteshi

Një incident ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër në godinën e rektoratit të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

Sot paradite ishte mbledhur komisioni i etikës i këtij Universiteti dhe ndër të tjera do të diskutonte dhe për fatin e studentes e cila pak ditë më parë theu me gur xhamin e derës së godinës së re të Universitetit.

Do të vendosej nëse do të përjashtohej apo jo.

Nga një video që qarkullon duket një studente që po i derdh një shishe me bojë rektorit të Universitetit, Adem Bekteshi.

Pas incidentit mbledhja u anulua. Para se të ndodhte kjo disa studentë dëshmuan mbi ngjarjen e ndodhur atë ditë. Vajza që kreu veprimin duhet të jetë një nga shoqet e vajzes per te cilen komisioni i Etikes ishte mbledhur per të vendosur nëse duhej përjashtuar apo jo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here