Shpërblim FA që përballuan përmbytjet.KM: Në 2019-ën rriten pagat

Do të duhet të presin deri në 2019ën, por sot Forcat e Armatosura morën lajmin e mirë nga kryeministri se do të kenë rritje pagash.

Shefi i qeverisë tha se 2018-ta do të jetë viti i fundit për të cilin buxheti i shtetit do të ketë rrogat ekzistuese për ushtarakët. “E para rritje prioritare për vitin 2019 do të jetë rritja e konsiderueshme e të gjitha pagave të ushtarakëve. Jo se nuk do të kishim dashur ta bënim më shpejt, as sepse nuk e kemi konsideruar më parë, por kjo është dita për të kërkuar mirëkuptimin e të gjithëve ju lidhur me faktin e thjeshtë se gjithçka që duam nuk është e mundur në momentin kur duam dhe duhet, por vetëm kur ne mundemi. Ne jemi të vendosur të rrisim buxhetin e ushtrisë edhe në kuadër të angazhimeve si anëtar i NATO-s”, tha kryeministri.

I menjëhershëm do të jetë shpërblimi për  forcat e armatosura të cilët  u angazhuan për t’u ardhur në ndihmë banorëve në zonat e përmbytura në fillim të dhjetorit. Gjatë përmbytjeve në fillim të këtij muaji, u angazhuan mijëra ushtarakë në terren, duke bërë të mundur evakuiimin e më shumë se 500 familjeve dhe shpëtimin e mijëra personave.

“Sot qeveria do të vendosë një shpërblim si shprehje mirënjohje për ata që u përfshinë në operacionin fantastik të cilin shteti përballoi një emergjencë të rrezikshme, në mënyrë që të gjitha familjet e ushtarakëve të ndihen mirë në këtë fund viti” tha shefi i qeverisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here