Shpërthim në Letoni, humb jetën nëntetarja shqiptare, dy të tjerë plagosen

Një incident tragjik gjatë çmontimit të një mine, i mori jetën një ushtarakeje shqiptare, Zerife Hasanajt, pjesë e misionit të NATO-s në Letoni, ndërsa dy ushtarakë mbetën të plagosur, major Klodian Tanushi 39 vjeç dhe rreshter Julian Kapaj, 41 vjeç.

Nëntetarja Zarife Hasanaj, 32 vjeçare nga Tropoja, humbi jetën gjatë asgjësimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive të paplasura, sot në orën 10:10 me orën lokale, në mision e saj të parë jashtë vendit

Ky ishte misioni i parë jashtë vendit dhe i fundit i Zarife Hasanajt. Vajza 32 vjeçare, me detyrë nëntetare ishte pjesë e një kontigjenti në kuadër të misionit të NATOs “Enhanced Forward Presence”  për asgjesimin e municioneve dhe lëndëve eksplozive në Letoni.Shefi i Shtabit të FA, Bardhyl Kollçaku, doli në një deklaratë për median në Ministrinë e Mbrojtjes për të informuar për ngjarjen e rëndë.

Efektivja shqiptare ishte nisur në muajin dhjetor dhe përfundonte misionin për një muaj.

Bardhyl Kollçaku:“Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Letoni, ku Forcat tona të Armatosura janë përfaqësuar me një kontigjent në kuadër të misionit të NATOs “Enhanced Forëard Presence”.
Një grup i kontigjentit të asgjesimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive, gjatë kryerjes së detyrës së tyre, sot në ora 9.10 (ora 10.10 me orën lokale) janë dëmtuar nga shpërthimi i disa municioneve të paplasura. Ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave luftarake,  në bazën e NATO-s ku  ishte zhvilluar një stërvitje ushtarake e një prej aleatëve. Nga ky shpërthim është plagosur dhe më pas ka humbur jetën Nëntetare Zarife Muharrem HASANAJ. Të plagosur kanë mbetur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla TANUSHI dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here