Shpërthen bomba në komisariatin e policisë, Roma në panik

246

Një bombë artizanale ka shpërthyer në një komisariat policie pranë zonës San Giovanni në kryeqytetin italian Romë.

Mësohet se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar. Nga shpërthimi i bombës janë shkaktuar dëme portës kryesore të komisariatit të Policisë si dhe automjeteve të parkuara aty pranë.

Frika e paniku ka mbërthyer kalimtarët e banorët e zonës në atë orë të parë të mëngjesit. Në vendngjarje ka mbërritur kreu i forcave të Policisë së Romës Gjenerali Antonio de Vita.

Prokuroria e Romës ka nisur procesin hetimor për zbardhjen e ngjarjes duke marrë nën kontroll të gjitha telekamerat e sigurisë pranë komisariatit të policisë si dhe të zonës përreth.

Gjithashtu reparti investigativ i Policisë së Romës në bashkëpunim me repartin e forcave speciale po hetojnë mbi këtë ngjarje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here