Shqipëria është nën ujë, evakuohen 700 persona, dëme të mëdha materiale

Shqipëria është nën ujë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Bilanci i parë flet për 700 persona të evakuuar,qindra shtëpi nën ujë dhe dëme të konsiderueshme të tokave.

Pas lumit Osum, edhe Vjosa ka dale nga shtrati, duke vershuar drejt qytetit.

Në fshatin Kashisht dhe Ferras të njësisë administrative Frakull në Fier kanë nisur evakuimet masive, pasi prurjet e Vjosës janë rritur ndjeshëm dhe vazhdojnë të rriten.

Që prej mbrëmjes së djeshme 11 personat e evakuuar nga fshati Valias në Kamëz, ndodhen në Qendrën Shëndetësore të Komandës së Forcave Tokësore në Zall Herr.

Dalja nga shtrati e Bistricës përmbyti rreth 300 hektarë tokë në Fanar të Fiqinit dhe Metoq.

Në Gjirokastër uji përfshiu edhe varrezat ndërsa probleme pati në Përmet, Tepelenë e Memaliaj ku janë evakuuar disa familje. Dalja e Liqenit te Viroit vijon të mbajë të bllokuar hyrjen për në Gjirokastër.

Në Librazhd po ashtu raportohet për rrëshqitje dherash në disa rrugë dytësore, për hapjen e të cilave po punohet. Impianti i Bovillës është stakuar për shkak të turbullirës së shkaktuar nga reshjet e shiut në liqenin e Bovillës.

Në veri kanë nisur reshjet e dëborës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here