Shqipëria përgatitet për negociatat, Tusk: Bisedimet vitin tjetër

epa04424416 EU Commissioner-designate for European Neighbourhood Policy and enlargement negotiations, Johannes Hahn from Austria attends a hearing by the Committee on Foreign Affairs, at the European Parliament in Brussels, Belgium, 30 September 2014. The European Parliament has started quizzing the 27 men and women who have been picked to serve in the new European Commission. The hearings are due to last at least three hours each. EPA/JULIEN WARNAND

Ne 17 korrik komisioneri per zgjerimin Johanes Hahn do te jete ne Tiranë për te nisur zyrtarisht punën për hapjen e negociatave për anëtarësimin ne BE. Gjate nje konference te përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, komisioneri theksoi se nga kjo pune përgatitore do te varet shpejtësia me te cilën do te ece procesi i negociatave qe pritet te hapen qershorin e vitit 2019

 

 “Kjo është një punë sfiduese, ambicioze, ku ne duhet të shohim të gjitha fushat që përfshihen në të famshmit 35 kapituj. Pra procesi i screening duhet të bëhet dhe duke u bazuar tek cilësia e punës,  varet ritmi i negociatave; nëse do të jenë më të shpejta ose më pak të shpejta” , u shpreh ai.

 

Ne gjuhen e Brukselit, procesi quhet screening dhe parashikon qe Komisioni Europian te verifikoje situatën e Shqipërisë ne raport me standardet e BE ne çdo fushe nga drejtësia tek bujqësia, nga ekonomia tek te drejtat e njeriut; gjithçka qe ka lidhje me 35 kapitujt qe jane pjese e negociatave per t’u bere vend anëtar. Mendohet qe puna e zyrtareve te Brukselit te nise me kapitujt 23 dhe 24 qe lidhen me drejtësinë e sigurinë, pasi këto dy kapituj jane te paret qe çelen me nisjen e negociatave dhe te fundit qe mbyllen para anëtarësimit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here