Shqiptarët në Greqi, mbledhin ndihma për të prekurit nga tërmeti

Edhe shqiptarët në Greqi nuk mund të qëndronin aspak indiferent për situatën e krijuar në vend pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

Shumë shqiptarë në Rodos dhe jo vetëm, kanë arritur të mbledhin ndihma të konsiderueshme për të prekurit nga tërmeti, të cilat do të nisin ditën e hënë në drejtim të vendit.

Solidariteti i shqiptarëve nga e gjithë bota ka qenë i jashtëzakonshëm këto ditë për të lehtësuar sa më shumë vuajtjet e personave që u goditën nga tërmeti i fuqishëm.

A2 News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here