Sofia Federika Augusta, vajza e thjeshtë gjermane që u bë Perandore e Rusisë

Emri i vërtetë i Katerinës së Madhe është Sofia Federika Augusta, e cila lindi në vitin 1972 në një provincë të Pomeranisë gjermane. Ajo rridhte nga një familje aristokrate princërore, por të rënë ekonomikisht. Sofia nuk ishte një vajzë e bukur, por kishte natyrë tepër të gjallë, një shpirt spontan dhe dallohej për përgjigjet e mprehta.
E edukuar nga një guvernante franceze, të cilën nuk e harroi gjithë jetën, ajo kultivoi dëshirën për artin, letërsinë, filozofinë dhe natyrën. Me një memorie të jashtëzakonshme, Sofia spikat në bashkëbisedime me të tjerët.
Nuk dihet pse mbreti i Prusisë mes morisë së portreteve të vajzave aristokrate gjermane si kandidate për t’u fejuar me trashëgimtarin 15 vjeçar të fronit rus, zgjodhi edhe Sofinë adoleshente. Kështu  perandorja Elisabeta, mes shumë propozimesh zgjodhi vajzën e thjeshtë të një province gjermane si bashkëshorten e perandorit Pjetri III, që përveç shikimit depërtues nuk kishte asnjë hijeshi në portretin e saj.
Ka disa faktorë  që mendohet se ndikuan në përzgjedhjen e saj, por ndoshta fati ishte shkruar në yje që vajza e thjeshte gjermane do të bëhej një nga perandoret më të fuqishme të Rusisë, duke kryer reforma të mëdha shtetërore dhe duke e radhitur veten në njerëzit që bën histori.
“Saga e jetëve legjendë”/ A.Konomi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here