Studimi: Praktika jo gjithmonë të bën të përsosur

Sipas një studimi të violinistëve praktika jo gjithmonë të bën të përsosur.

Studimi zbuloi se talenti natyror është më i rëndësishëm se praktika për violinistët.

Hulumtimet e mëparshme në vitin 1993 treguan se koha e praktikës ishte  kryesisht përgjegjëse për nivelin e aftësive.

Megjithatë u zbulua se nuk kishte shume ndryshim midis sasisë së kohës së praktikës të violinistëve më të mirë dhe atyre që konsiderohen thjesht “të mirë”.

Në fakt, studiuesit gjetën se vetëm 26% e ndryshimeve në cilësinë e performancës midis violinistëve të ndryshëm mund t’i atribuohen praktikimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here