Sulmi ndaj kombëtares izraelite, arrest shtëpie për dy nga të akuzuarit

 

Gykata e Krimeve të Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë për dy nga katër të arrestuarit  për sulmin terrorist të mbetur ne tentativë ndaj skuadrës së futbollit të Izraelit ne stadiumin e Shkodrës.

Togat e zeza kane lene ne arrest shtëpie Xhezair Fishtën dhe Medat Hasanin, të cilëve u ka mbaruar afati i burgimit. Pavarësisht lehtesimit të masës,  Fishti dhe Hasi do të jenë nën survejimin e njesisë antiterror pasi po hetohen per vepra të rënda penale siç është terrorizmi. E njëjta gjë pritet të ndodhe edhe për dy të arrestuarit e tjerë të kësaj dosje Ergys Fasllia dhe Bekim Protopapa. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda 4 personat në bashkëpunim me disa shtetas kosovar do të organizonin nje sulm ndaj kombëtarës së futbollit të Izraleit e cila do të luante me Shqipërinë në datën 12 nëntor të vitit të kaluar në “Loro Boriçi”.  

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here