Tension në Kuvend, opozita miell e vezë në drejtim të Ramës…Fotot

Tension në sallën e Kuvendit, teksa deputetët e opozitës me në krye Lulzim Bashën kanë bllokuar foltoren. Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka kërkuar Bashës që të ulet në vend, por pas mosbindjes së tij, por jo vetëm, Ruçi ka ndërprerë seancën.

Opozita ka kërkuar përjashtimin e Ramës nga seanca, për shkak të fjalorit të tij të përdorur në seancën e kaluar. Ndërkaq, deputetët e opozitës vijojnë të jenë të vendosur tek foltorja.

Lulzim Basha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të ngrihen në protesta dhe të denoncojnë çdo padrejtësi nga ana e Qeverisë.

“Ky Kryeministër dhe ajo prokurore që lanë të arratisej Arben Çekajn e 613 kg kokainë, i duan të shtypur kuksianët dhe gjithë qytetarët që ngrenë zërin. Ky Kryeministër dhe ky ministër i Brendshëm, vëllezërit e të cilëve janë trafikantë droge, i duan në burg baballarët kuksianë. Mos i harroni kuksianët. Ata janë ende në burg. Liria dhe dinjiteti i tyre janë të dhunuara. Ndaj nuk duhet t’i harrojmë. Ndaj sot dua t’ju shpreh mirënjohjen të gjithë atyre që sot kanë ngritur zërin e tyre në mbrojtje të të drejtave të kuksianëve dhe qytetarëve të ndershëm. Ata treguan se në këtë vend ka ende shpresë, se ka ende kurajo, por qëndruan besnikë një të vërtete të mëdhe, padrejtësia diku është një kërcënim për drejtësinë kudo. I bëj thirrje çdo shqiptari mos presin të bëhen qindra dhjetra miliona, por të reagojë secili me mënyrën e tij të reagimit. Këto përpjekje të gjitha bashkë do përbëjnë një goditje fatale për këtë regjim kriminal që kemi sot në krye të vendit”, u shpreh Lulzim Basha.

Deputeti Flamu Noka u perjashtua nga Kuvendi. Kjo masë vjen pasi deputeti Flamur Noka i hodhi kryeministrit Edi Rama miell në fytyrë. Tensioni ka vazhduar në seancën plenare ndërsa një shishe uji dhe letra janë hedhur sërish drejt kryeministrit. Po ashtu kreu i Kuvendit ka përjashtuar edhe dy deputetët e tjerë, Klevis Balliu dhe Ervis Salianji.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here