The Telegraph: 5 gjërat që duhet të dini për Shqipërinë

1.Mos prisni të matni orën e autobusëve shqiptarë

Autobusët shqiptarë (të quajtur furgona) nuk kanë orar, ata largohen kur janë të gatshëm ose kur mbushen.

2.Buzëqeshje dhe tundja e kokës kanë konotacione të ndryshme në Shqipëri

Shqiptarët tundin kokën kur duan të thonë “jo” dhe e lëvizin lart-poshtë kur thonë “po”. Jini të kujdesshëm kur iu përgjigjeni pyetjeve me lëvizjen e kokës.

3.Kishte një mbret, që nuk iu dëmtua reputacioni, pavarësisht skandaleve

Zogu I është emri i mbretit shqiptar nga viti 1928 deri në vitin 1939. Sundimtari diktatorial i shpëtoi 55 përpjekjeve për vrasje, përfshirë këtu një në të cilën Zogu pretendonte se ishte i vetëm lider modern, që kurrë nuk i kthehej vrasësit të tij të mundshëm.

4.Zoti Bajron ishte një fans

Romantiku vizitoi Shqipërinë në 1809-n, si pjesë e turneut të madh të Mesdheut. Në një letër për nënën e tij, ai shkruan se shqiptarët kanë veshjet më “madhështore” në botë dhe i tha për kalërimin e tij nëpër vend. “Toka e Shqipërisë. Më lër t’i përkul sytë e mi mbi ty, ti infermiere e thyer e njerëzve të egër”, shkroi ai.

5.Ka shumë lule

Edhe pse është një vend i vogël, Shqipëria ka më shumë se 3,250 lloje bimësh, që përbëjnë 30% të florës në Evropë. Vendet më të mira për të parë gjelbërimin janë parqet kombëtare dhe gjeni 15 të tilla: Llogaraja është më e mira për florën dhe faunën, ndërsa Butrinti, një vend i Trashëgimisë Botërore në “Unesco”, ofron vende arkeologjike që datojnë nga romakët.

The Telegraph/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here