Trump kërcënon Irakun me sanksione nëse dëbon trupat amerikane

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar Irakun me vënie të sanksioneve të ashpra, pasi parlamenti i këtij vendi u ka bere thirrje trupave amerikane  që të largohen nga shteti.

“Ne kemi atje një bazë ajrore jashtëzakonisht të shtrenjtë. Ka kushtuar miliarda dollarë për ta ndërtuar. Ne nuk do të largohemi përveç nëse ata na paguajnë për bazën”, u ka thënë ai gazetarëve.

Tenksionet vazhdojnë të jenë të larta pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleimani në Bagdad javën e kaluar.

Irani është zotuar se do të “hakmerret ashpër”.

Irani heq dore nga zotimet e marreveshjes berthamore

Soleimani, 62-vjeçar, është konsideruar terrorist nga Shtetet e Bashkuara, derisa ai ka organizuar operacionet e ushtrisë iraniane në Lindje të Mesme.

Mbetjet e trupit të gjeneralit janë kthyer në Iran, në të cilin shumë persona kanë dalë në rrugët e Teheranit të hënën për ta nderuar.

Udhëheqësi i ri i forcave elite iraniane, të cilat i ka udhëhequr Soleimani, është zotuar se do ta dëbojë SHBA-në nga Lindja e Mesme.

“Ne premtojmë se do ta vazhdojmë rrugën e dëshmorit Soleimani me të njëjtën forcë, kompensimi ynë i vetëm do të ishte largimi i Amerikës nga rajoni”, është cituar të ketë thënë Esmail Qaani.

Sulmi me dron që ka lënë të vdekur Soleimanin, i ka marrë jetën edhe Abu Mahdi al-Muhandis, një figurë e lartë e ushtrisë irakiane, që ka udhëhequr grupin Kataib Hezbollah, i cili përkrahet nga Irani./R.E.L

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here