U arrestua nga policia, kush është i “rrezikshmi i Vlorës”

Taulant Manaj, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare është vënë në pranga. 29-vjeçari është arrestuar në operacionin e koduar “Befasia”, i zhvilluar nga policia e Tiranës.

Ai prej kohësh ishte në këkrim nga drejtësia, ndërsa fshihej në një pallat në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet.  Mbi të rëndojnë dy akuza, “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa policia e konsideron një njeri të rrezikshëm.

Emri i tij, gjatë vitit 2018 përplasi Ministrinë e Drejtësisë me Gjykatën e Vlorës.  Ishte vendimi i gjyqtares Herila Çela, ai që e nxori të riun nga burgu për ta lënë në arrest shtëpie. Me vendimin numër 1416 datë 6.8 2018 gjyqtarja Çela vendosi të heqë arrestin me burg për të riun, duke caktuar për të arrest në shtëpi. Atë kohë gjykatësja e mbrojti vendimin e saj me pretendimin e mungesës së provave.

Emri i Taulant Manajt (Beqirajt) u bë publik në muajin shkurt të vitit 2018, ku dy grupe rivale u përfshin në një shkëmbim zjarri në qytetin e Vlorës.

Janë këto pamjet e publikuara nga ReportTv ku disa të rinj mes tyre i dyshuar dhe Talunat Manaj u përfshin në përplasjen me armë të ngjashme si “Far West”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here