U plagos në Letoni, vdes major Klodian Tanushi

Ka ndërruar jetë në Letoni komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forward Presence”, major Klodian Tanushi.

Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar përmes një postimi në “Facebook” nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Ai u mbeti i plagosur pak ditë më parë nga incidenti i cili i mori jetën nëntetares Zarife Hasanaj, ndërsa i plagosur mbeti gjithashtu dhe rreshter Julian Kapaj.

“Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forward Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën. Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim.

Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë!”, shkruan Xhaçka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here